Ëndrra e një nate dimri | VIVERE

DEC

23

19:00

Ëndrra e një nate dimri

Teatri “Astrit Sula” Galeria Molla Arka Art Hotel, Kodra e Diellit 2, Tiranë

About

“Ëndrra e një nate dimri” – Një mbrëmje artistike me Vlashent Satën


Teatri “Astrit Sula” ka kënaqësinë të hapë siparin e tij me një event të paharrueshëm: koncertin e veçantë të Vlashent Satës, i cili do të shndërrojë këtë dimër në një ëndërr muzikore dhe artistike.


Me një ndërthurje të muzikës, kërcimit, këngës, poezisë dhe prozës, ky event do të jetë një festë për shpirtin dhe zemrën.


Ejani të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharruar dhe të përjetoni artin në formën e tij më të pastër!


FAQs

Kur fillon koncerti?

Koncerti fillon në orën 19:00.

A ka kod për veshjen?

Po, kodi i veshjes është Chic.

Hyrja në sallë?

Hyrja në sallë është në orën 19:30.

Çfarë repertori do jetë?

Repertori përfshin këngë të Vlashentit dhe këngë të njohura shqiptare.

Sa zgjat koncerti?

Koncerti zgjat 1 orë e 30 minuta.

Ku ndodhet Teatri “Astrit Sula”?

Teatri “Astrit Sula” është pjesë e Galerisë Molla, brenda Arka Art Hotel, e pozicionuar në Rezidencën Kodra e Diellit 2. Për të mbërritur, ndiqni tabelat orientuese te "Arka Art Hotel Main Entrance". Për t'ju ardhur në ndihmë ju kemi vendosur hapat e mëposhtme:
1. Ndiqni “Bulevardin Manjola” deri në rrethrrotullimin e fundit.
2. Merrni kthesën e dytë djathtas dhe kaloni përmes rrugëkalimit midis godinave të banimit.
3. Në dalje të këtij rrugëkalimi, kthehuni majtas dhe zgjidhni të parkoni në P1/ P2.
4. Merrni dhe ngjituni me ashensor deri në katin "G".
5. 30m në të majtën tuaj do të gjeni hyrjen e hotelit nga ku do të aksesoni Teatrin "Astrit Sula".
Mirë se erdhët në destinacion!